Në këto zgjedhje dolën për të votuar më pak të rinj, krahasuar me zgjedhjet e nëntorit 2021, gjë që uli votën për “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Një e katërta vendosi se për kë do të votonin në minutën e fundit dhe ata që votuan me "Nuk mbështes askënd" janë tre herë më shumë se në zgjedhjet e nëntorit, sipas një studimi të Gallup International Balkan. Formacioni i ri në parlament – “Ngritja bullgare” marrin 1/3 e votave të “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe 10 mijë vota të tjera nga BSP. 40 mijë vota të tjera nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” shkuan për “Vëzrazhdane”, e cila dyfishoi rezultatin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Sipas Përvan Simeonovit nga “Gallup”, profili i atyre që votuan për “Vëzrazhdane” nuk është, siç pritej, radikal, por protestues, prandaj është shumëngjyrësh.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" janë të parët në Sofje me 26% kundrejt 22% për GERB. Të dyja partitë ndajnë në mënyrë të barabartë votat e njerëzve me arsim të lartë - rreth 24% për secilën.
Sipas Simeonovit, nëse forcat politike në parlament nuk gjejnë një formulë kompromisi për kabinetin, do të ndëshkohen nga votuesit.Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Ndërmjetësimin, të cilat janë pjesë e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Gjykata tani mund t’i detyrojë palët në një proces në pritje që të marrin pjesë në mbledhjen e parë..
Kryetari i Dumës ruse, Vjaçesllav Vollodin, i kërkoi komisionit të sigurisë dhe antikorrupsionit dhe komisionit të energjisë në parlamentin rus që të hetojnë informacionin për furnizimin e karburantit në Ukrainë nga Rafineria Bullgare “Llukoill”,..
Partia “Vëzrazhdane” po mbledh nënshkrime për referim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Kuvendit Popullor për të zhvilluar negociata me qeverinë amerikane për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në sheshin e Centralit Atomik Elektrik..
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe..
Grupet parlamentare të “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” paraqitën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kodin..