Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përshëndetje mësuesve bullgarë brenda dhe jashtë vendit

Foto: Shoqatës së shkollave bullgare jashtë vendit

Bordi Drejtues i Shoqatës së shkollave bullgare jashtë vendit përshëndet të gjithë mësuesit bullgarë brenda dhe jashtë shtetit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, e cila festohet në mbi 100 vende të botës me iniciativën e UNESCO-s.

257 janë shkollat ​​bullgare jashtë vendit, të mbështetura nga Ministria Bullgare e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2022/23. Por me degët që shumë prej tyre kanë në vendbanime të ndryshme, praktikisht ka shumë më tepër shkolla dhe në të gjitha ato punojnë mësues të frymëzuar që mbajnë gjallë lidhjen me Bullgarinë dhe gjuhën amtare të fëmijëve që jetojnë jashtë kufijve të vendit tonë.

“Të jesh mësues është vokacion dhe shoqëria mbështetet tek të gjithë ju që të edukoni brezat për të krijuar njerëz dhe qytetarë të mirë”, shkroi ministri i arsimit dhe shkencës Sasho Penov me rastin e festës së mësuesit.

"Të punosh për fëmijët e Bullgarisë është një përgjegjësi e lartë dhe një mision që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër," tha Vanja Kastreva, drejtuese e Departamentit Rajonal të Arsimit në Sofje, përpara Memorialit të Mësuesit Bullgar në sheshin Garibaldi në Sofje, ku festa u shënua me një vendosje solemne lulesh.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filloi Kreshma e Madhe para Ringjalljes së Krishtit

Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..

botuar më 25-03-03 9.42.PD

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD
Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD