Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon aeroplanë luftarakë të përdorur për blerje ose qira

Foto: Presidenca - arkiv

Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar Suedisë, Francës, Izraelit, Holandës dhe Shteteve të Bashkuara oferta për të marrë me qira ose për të blerë avionë. Tashmë janë zhvilluar takime me delegacione nga Suedia dhe Franca dhe priten oferta.

Nga forumi i "Komunitetit Politik Evropian" në Pragë, presidenti Rumen Radev komentoi se Bullgaria nuk mund të heqë dorë nga mbrojtja e qiellit të saj dhe po shqyrton opsione të ndërmjetme përpara dorëzimit të avionëve luftarakë F-16 të porositura dhe të paguara.

"Ne po kërkojmë zgjidhjen më të mirë. Kjo varet nga shumë parametra teknikë, nga financimi dhe nga aftësitë e vendeve përkatëse, sepse po kërkohen avionë të përdorur - jo nga kompanitë, por nga ministritë e mbrojtjes në këto vende “, tha Radev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti po zhvillon bisedime për një kryeministër të ri në detyrë

Presidenti Rumen Radev zhvillon takime me kryeministrat e mundshëm sipas kushtetutës. Jam gati, tha kryeministri aktual Dimitër Gllavçev pas takimit me presidentin. Me arsyetimin se ende nuk ka mandat, ai nuk u përgjigj nëse do të mbetet si..

rinovuar më 24-08-21 4.26.MD

Sistemi i përditësuar i informacionit të vizave po funksionon sërish

Ministria e Punëve të Jashtme startoi me sukses një version të ri të Sistemit Kombëtar të Informacionit të Vizave, thuhet në faqen e internetit të institucionit. Është rinisur pritja e rregullt e qytetarëve në zyrat konsullore të Bullgarisë dhe po..

botuar më 24-08-21 10.24.PD

Bullgaria i kërkon BE-së mbrojtje kundër importit të tepërt të vezëve nga Ukraina

Bullgaria kërkon nga Komisioni Evropian aktivizimin e një mekanizmi mbrojtës për prodhuesit bullgarë të vezëve për shkak të importeve të tepërta nga Ukraina, njoftoi ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov. Në një takim me..

botuar më 24-08-21 9.26.PD