Presidenti Rumen Radev zhvillon takime me kryeministrat e mundshëm sipas kushtetutës. Jam gati, tha kryeministri aktual Dimitër Gllavçev pas takimit me presidentin. Me arsyetimin se ende nuk ka mandat, ai nuk u përgjigj nëse do të mbetet si kryeministër i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Vetë Stojanov deklaroi se do të qëndrojë në detyrë sepse sheh se ka përpjekje për të kontrolluar sistemin.
Kriza me emërimin e një kryeministri në detyrë dhe një qeverie erdhi në krye pasi presidenti i kërkoi kandidates për kryeministre në detyrë, Gorica Grënçarova-Kozhareva, të largonte Stojanovin, por ajo nuk e pranoi.
Pas një takimi me presidentin, guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev, refuzoi të jetë kryeministër në detyrë. Qëndrimi im është i pandryshuar. BNB nuk duhet të përfshihet në proceset politike, tha Radev.
Një nga zëvendësguvernatorët e BNB, Radosllav Milenkov, gjithashtu refuzoi të merrte postin. “Unë jam përfaqësues i Bullgarisë në Bordin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane dhe veçanërisht për mua është absolutisht e pamundur madje të komentoj një opsion të mundshëm për marrjen e funksionit të kryeministrit”, komentoi ai.
Nënkryetari i Dhomës së Auditimit Toshko Todorov pas takimit me presidentin Rumen Radev deklaroi se është ekspert në fushën e kontrollit dhe nuk ndihet i përgatitur për postin e kryeministrit.
Kujtojmë se të hënën Radev refuzoi të nënshkruajë dekret për qeverinë e përkohshme të propozuar nga Gorica Grënçarova-Kozhareva. Shkak për këtë ishte refuzimi i Kozharevës për të zëvendësuar ministrin e punëve të brendshme, Kalin Stojanov, të propozuar nga ajo, i cili aktualisht e mban këtë post. Sipas presidentit, figura e tij nuk do të garantonte zgjedhje të ndershme.
Sipas ndryshimeve të fundit në Kushtetutë, presidenti ka një listë të shkurtër nga e cila mund të zgjedhë një kryeministër në detyrë - Kryetarin e Asamblesë Kombëtare, guvernatorin ose zëvendësguvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare, kryetarin ose zëvendëskryetarin e Dhomës së Auditimit dhe Avokatin e Popullit, ose zëvendësin e tij. Dy nga këto pozita janë vakante - ato të Avokatit të Popullit dhe Zëvendës Avokatit të Popullit. Kryetarja e Kuvendit, Raja Nazarjan, tashmë ka refuzuar të marrë postin e kryeministrit. Tani për tani, kryeministri aktual Dimitër Gllavçev dhe zëvendësguvernatori tjetër i BNB-së, Petër Çobanov, janë shprehur të gatshëm për të hyrë në këtë detyrë. Çobanov është financier, ka qenë ministër i financave në kabinetin e Pllamen Oresharskit dhe deputet i DPS-së.
Vendi ynë u bashkohet proceseve inovative në mbrojtjen evropiane me zhvillimin e teknologjisë nënujore të krijuar për të mbrojtur zhytësit ushtarakë, njoftoi kryetarja e përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari, Jordanka Çobanova. Gjithashtu..
Grupi i fundit i Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës kthehet sot në Sofje, njoftoi Instituti Antarktik Bullgar. Gjatë ekspeditës përfundoi dhe u hap zyrtarisht ndërtesa e bllokut të ri laboratorik. Përveç kësaj, u kryen kërkime për projekte..
Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të..
Stabile janë lëndimet e të 15 viktimave të tragjedisë në qytetin maqedonas të Koçanit dhe të shtruar në spitalet në Bullgari. Ata trajtohen sipas të..
“Vëzrazhdane” po i dorëzon një votë mosbesimi qeverisë së Rosen Zheljazkovit për shkak të “dështimit sistematik në politikën e jashtme”. Në vend që..
Pas bisedimeve me Komisionin Evropian, u mor vendim që të shqyrtohet zbatimi i të gjitha projekteve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe të..