Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Popullata e dinozaurëve të Danubit - blinjve - kërcënohet me zhdukje

Foto: wwf.bg

2818 raste të kafshëve të egra të dëmtuara u regjistruan nga inspektimet në Bullgari gjatë pesë viteve të fundit, mësojmë nga studimi i parë i këtij lloji për shkallën e shkeljeve ndaj kafshëve të egra në vendin tonë, i përgatitur nga WWF në bazë të informacionit zyrtar nga institucionet përkatëse.

Më shpesh këta janë zogjtë (2089), të ndjekur nga gjitarët (307) dhe zvarranikët (244). Gjuetia pa leje e dhive të egra po bëhet një kërcënim për ruajtjen e specieve dhe mijëra zogj po bien viktimë e ndërhyrjes njerëzore, njoftojnë me shqetësim ambientalistët. Ekzistojnë gjithashtu të dhëna për ekzemplarë të vrarë të specieve të mbrojtura të ariut të murrmë.

“Arinjtë e murrmë janë gjithnjë e më të prirë të ndryshojnë shtrirjen e tyre territoriale për shkak të ndikimit negativ njerëzor. Qasja e lehtë në burimet e ushqimit për shkak të depozitimit jo të duhur të mbetjeve në fshatra është tërheqëse për ta. Pasi afrojnë një zone të populluar, arinjtë klasifikohen si “problem”. Kjo rrit potencialin për konflikt mes njerëzve dhe arinjve, si dhe rrezikun e gjuetisë pa leje”, tha për BNR Vidin Veselina Kavrëkova, drejtoreshë ekzekutive e WWF Bullgari.

Nuk është më pak shqetësuese situata me dinozaurët e Danubit,blinjtë, të cilat gjithashtu janë të rrezikuar në mënyrë kritike. Duke mbijetuar për 200 milionë vitet e fundit, sot ata përballen me një sërë kërcënimesh, si gjuetia pa leje për tregtinë e paligjshme të mishit dhe havjarit, ndërtimi i impianteve ujore që bllokojnë migrimin e tyre, nxjerrja e rërës dhe zhavorrit nga shtrati i lumit, gjë që çon në shkatërrimin e vendeve të vezëve të tyre. Në planin afatgjatë, e gjithë kjo mund të çojë në zhdukjen e popullatave të fundit të blinjve me rritje natyrale në Evropë, paralajmëroi WWF dhe nisi fushatën "Shtëpi e përbashkët. E ardhmja e përbashkët” për mbrojtjen e kafshëve të egra në vendin tonë.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: wwf.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Ri Bullgar prezanton specialitetet e tij me mundësinë e studimit në frëngjisht

Një nga shkollat ​​e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë "Shkencat Politike" dhe "Gjuhët e huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe..

botuar më 24-07-24 6.15.PD

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..

botuar më 24-07-23 7.20.PD

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD