Bullgaria dhe Italia kanë marrëdhënie shumë të mira ekonomike, por sfida kryesore për investitorët italianë në Bullgari është gjetja e punonjësve me kualifikimet e nevojshme, veçanërisht në industri specifike - tekstile, mekanikë, inxhinieri, etj. Kështu u shpreh para BNR ambasadorja e Italisë në Bullgari, Xhuzepina Dzara. Një sfidë tjetër është sistemi ligjor dhe sa mund të mbështetet tek ai. “Kur nisin procedura të caktuara, duhet të ketë parashikueshmëri. Mungesa e saj mund të minojë dëshirën për investime nga ana e bizneseve”, tha ambasadori i Italisë.
Dzara konfirmoi se vendi i saj mbështet anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen dhe inkurajon vendin tonë të ndjekë rrugën drejt euros.
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Gati 700 përfaqësues të biznesit global të teknologjisë dhe elitës shkencore ndodhen në Bullgari për të marrë pjesë në një nga forumet më..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...