Më shumë se 800 mësues bullgarë të shkencave natyrore janë trajnuar në CERN gjatë 14 viteve të fundit, raportoi Svezhina Dimitrova, drejtore e Observatorit të Planetariumit të Varnës. Ekipi i observatorit ishte i pari që kontaktoi me Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore në 2008. Bullgaria është e para në Evropë për nga numri i mësuesve që kanë kaluar trajnimin njëjavor.
Këtë vit, dy grupe mësuesish nga mbarë vendi e vizituan CERN-in, tha Dimitrova pasi u kthye nga Zvicra. Gjatë trajnimit, mësuesit patën mundësinë të shohin tre detektorë të CERN-it, në të cilët lindin grimca të reja, karakteristikat e të cilave po studiojnë shkencëtarët.
Është në zhvillim e sipër “Portali i Shkencës në CERN”, i cili do të japë informacion për aktivitetet e organizatës dhe projektet mbi të cilat ajo po punon. Në vitin 2023, një qendër e re arsimore do të hapet në CERN, e cila do të lejojë që më shumë nxënës, studentë dhe mësues nga e gjithë bota të mbërrijnë në Zvicër.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: cernandsocietyfoundation.cern
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..