Pavarësisht situatës së komplikuar në Ukrainë, Ministria jonë e Jashtme nuk parashikon në këtë fazë evakuimin e gjashtë diplomatëve bullgarë nga Kievi, tha zëvendësministri i punëve të jashtme Kostadin Koxhabashev. Ai siguroi se situata po monitorohet me kujdes dhe në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm dhe pamundësisë për të tërhequr punonjësit, ata do të kenë kushte për një qëndrim normal në godinën e përfaqësisë sonë diplomatike brenda 5-7 ditëve.
Bullgaria dënon përshkallëzimin e vazhdueshëm ushtarak nga ana e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet masive ajrore kundër qyteteve të Ukrainës dhe veçanërisht Kievit gjatë dy javëve të fundit, tha gjithashtu zëvendësministri.
Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e..