Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti vendos nëse do të ketë ndihmë ushtarake për Ukrainën apo jo

Dimitër Stojanov
Foto: BGNES

Bullgaria është shtet sovran dhe zbaton vendimet e parlamentit, kështu ministri në detyrë i mbrojtjes Dimitër Stojanov komentoi fjalët e kolegut të tij letonez Artis Pabriks, se refuzimi i Sofjes për dërgimin e armëve në Ukrainë kufizohet me tradhti.

“Ka një vendim të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor se çfarë ndihme duhet dhënë, ndaj ne ndjekim me përpikëri atë që e ka vendosur parlamenti. Unë nuk e kam zakon të kritikoj politikanët e huaj, por do të them se Bullgaria është një republikë sovrane dhe vendimet i merr vetë brenda vendit, jo nga ndonjë kryeqytet baltik apo gjetkë”, tha ministri gjatë ceremonisë së diplomimit të klasës së re në Akademinë Ushtarake.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një zjarr i rrezikshëm pranë malit Sakar është vënë nën kontroll, shuarja e zjarrit në malin Sllavjanka po vazhdon

Zjarri, i cili të mërkurën shkaktoi katastrofë në komunat Harmanli dhe Topollovgrad, është vënë nën kontroll, njoftoi drejtori i zjarrfikësve të Haskovos, Mitko Çakallov. Flakët kanë mbuluar 12 000 dynymë pyje, barëra të thata dhe shkurre. Në..

botuar më 24-08-07 10.29.PD
Maria Gabriel

Maria Gabriel mund të zëvendësojë Mircea Joana si Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e NATO-s

Ish-komisionerja bullgare evropiane Maria Gabriel mund të bëhet zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s. Informacioni për kandidaturën është konfirmuar nga Sofja dhe Brukseli, raporton BGNES. Sipas mediave bullgare, Gabrieli ka përvojë..

botuar më 24-08-07 9.11.PD

Parashikimi i motit për 7 gushtin

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 në 34°, në kryeqytet 30°. Do të jetë me diell përgjatë..

botuar më 24-08-06 7.25.MD