Pas një vizite të suksesshme në Varna, Razgrad, Samokov, Bansko dhe fshatin Lipen, në kompleksin etnografik "Dobriçi i vjetër" do të prezantohet edhe ekspozita "Motivet e qëndisjes bullgare nga fundi i shekullit të 18-të deri në mesin e shekullit të 20-të".
Ekspozita tregon mbi 350 motive të ofruara nga artistë individualë dhe kolektivë nga vende të ndryshme të Bullgarisë, nga komunitetet bullgare jashtë vendit - Besarabia (Ukraina dhe Moldavia), Tavria, Banat, Dobruxha Veriore, si dhe nga emigrantët tanë në SHBA, Spanjë dhe Italia. Ideja është që ekspozita udhëtuese të kalojë nëpër të gjitha zonat etnografike nga janë dërguar mostrat antike të relikteve të gdhendura bullgare. Dhe qëllimi është krijimi i një katalogu të punimeve me gjilpërë nga toka etnike bullgare dhe komunitetet tona jashtë vendit.
Hapja e ekspozitës është më 31 tetor në qendrën etnografike “Dobriçi i Vjetër”. Me këtë rast do të ketë një show program atraktiv me pjesëmarrjen e Elica Todorovës, pjesëmarrëse bullgare e Eurovizionit 2007 dhe 2013.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2023 kalendari i Muzeut të vetëm Etnografik në të hapur në vendin tonë “Etëra” do të na ofrojë një sërë ekspozitash, demonstrimesh, festivalesh dhe eventesh të ndryshme që lidhen me folklorin, zanatet dhe etnografinë. Përveç ngjarjeve..
Mbërrin “Surva!” Pas një pauze tre vjeçare për shkak të pandemisë, kukerët, çaushët, arabët, babugerët dhe personazhe të tjera të çuditshme do t’i largojnë sërish forcat e liga me zhurmë. Festivali i shumëpritur i lojërave të maskaradës do të..
Mbi 7000 veta do të marrin pjesë në Festivalin e XIX të Lojërave të Kukerëve "Simitlija - Toka e Lashtë e Kukerëve" këtë fundjavë (14-15 janar) në Simitli. Tradicionalisht çdo vit, të shtunën e dytë të janarit, kukerët nga e gjithë Bullgaria..