Bullgaria është bërë një nga furnizuesit më të mëdhenj të tërthortë të armëve në Ukrainë, duke shitur sasi rekord që nga fillimi i luftës, shkruan botimi ukrainas "European Justice", duke iu referuar një botimi në "Euractiv".
Theksohet se Bullgaria dhe Hungaria janë dy vendet e vetme në NATO dhe BE që zyrtarisht kanë refuzuar dërgimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Por municioni bullgar që plotëson standardet e armëve sovjetike në Ukrainë dërgohet vazhdimisht përmes Polonisë dhe Rumanisë.
Forcat Ajrore të Bullgarisë përbëhen kryesisht nga avionë sovjetikë MiG-29 dhe Su-25, të cilët nuk i nënshtrohen më mirëmbajtjes dhe së shpejti duhet të çmontohen, thuhet gjithashtu në botim.
Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..