Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregu bullgar i punës ofron gjithnjë e më pak vende pune

Foto: Pixabay

Ofertat e punës në tregun bullgar janë në rënie. Sipas një analize të platformës më të madhe të punësimit në vendin tonë, në muajin tetor, numri i shpalljeve në vendin tonë është ulur me 7%, krahasuar me shtatorin e këtij viti.

Ofertat e tetorit ranë me 3 000, duke e çuar totalin në pak më shumë se 45 500. Postimet e punës ranë pothuajse në çdo sektor përveç kontabilitetit, auditimit dhe financave.

Nga ana tjetër, në bazë vjetore, numri i reklamave është 5% më i lartë se në tetor 2021. Është marrë parasysh edhe sezonaliteti i tregut të punës dhe punësimi pas muajve të verës. Megjithatë, pritet që rënia e ofertave për punë të vijojë të vërehet edhe në tremujorin e fundit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...

botuar më 24-05-26 7.10.PD

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD