Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria porosit akoma tetë avionë luftarakë F-16

F-16 Block 70
Foto: pan.bg

Kuvendi Popullor miratoi një projektvendim për shpenzimet e investimeve për blerjen e një lloji të ri të avionit luftarak - faza e dytë, njoftoi BTA.

Vendimi u votua me 162 vota "pro", 49 "kundër" dhe 11 "abstenim". Vendimin e mbështetën përfaqësuesit e GERB-SDS, DPS, "Bullgaria Demokratike", "Ngritja Bullgare", si dhe disa nga deputetët nga "Po e vazhdojmë ndryshimin". Gjithsej 10 prej tyre abstenuan dhe një votoi "kundër". Kundër ishin edhe deputetët e "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane".

Projekti i miratuar parashikon pajisjen dhe armatimin e një eskadrileje të aviacionit me gjuajtës me shumë qëllime - 16 F-16 Block-70 dhe përfundimin e procesit të ndërtimit dhe funksionimit të pajisjeve, armatimit të aviacionit, si dhe të sistemeve tokësore të fazës së parë dhe të dytë të projektit "Blerja e një lloji të ri avioni luftarak”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD