Mbetjet e dy tempujve janë zbulimet që shënojnë fundin e gërmimeve pranë shenjtërores legjendare trake të Orfeut pranë fshatit Tatull të rajonit të Momçillgardit në malin Rodope. Këtë e ka raportuar për BTA udhëheqësi i gërmimeve, prof. Nikollaj Ovçarov.
Këto janë vende të ruajtura mirë - një kishë e madhe e krishterë nga shekulli V-VI dhe poshtë saj janë themelet e një tempulli të mëparshëm, ndoshta romak, nga shekulli III-IV. Gjatë hulumtimit janë gjetur edhe monedha dhe qeramika, të cilat e përcaktojnë datimin dhe rëndësinë e objekteve të zbuluara.Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..