Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së që të mbështesin Bullgarinë dhe Rumaninë për Shengenin

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev u dërgoi letra liderëve evropianë në të cilat u bën thirrje të mbështesin anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Vullneti, kapaciteti dhe përpjekjet e përkushtuara të Bullgarisë për të qenë pjesë e zonës Shengen janë shprehje e solidaritetit tonë me partnerët tanë evropianë, është koha që kjo qasje të jetë reciproke”, ka shkruar kreu i shtetit.

Ai i sugjeroi gjithashtu kryeministrit holandez Mark Rutte që rezervat e shprehura nga Holanda për pranimin e dy vendeve në Shengen të diskutohen në takime ekspertësh.

“Ne jemi të gatshëm të japim informacion shtesë dhe t'u përgjigjemi shqetësimeve”, thekson Rumen Radev. Në letra, presidenti shpreh besimin se në takimin e ardhshëm të dhjetorit të Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, Bullgaria dhe Rumania do të mbështeten nga liderët e BE-së.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD

Konfederata e Punës “Podkrepa” nis takime me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për buxhetin

Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..

botuar më 25-02-28 5.31.MD