Anija bullgare "Carevna", e cila u bllokua në portin ukrainas të Mariupolit, tani po lundron drejt ngushticës së Kerçit, njoftoi Nikollaj Stefanov nga kompania operuese e anijes në Varna. Ai saktësoi se nuk dihet se për sa kohë do të kalojë anija nëpër ngushticë dhe deri në fund të ditës do të bëhet e qartë se kur do të ankorohet në Varna.
Kujtojmë se fillimi i aksioneve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës e gjeti "Carevna" në portin e Mariupolit. Një pjesë e ekuipazhit arriti të evakuohej - katërmbëdhjetë marinarë bullgarë dhe një ukrainas mbërritën në Varna më 18 prill. Pesë persona mbetën në bordin e anijes, përfshirë kapitenin e saj. Informacioni është i Daniella Stojnovës nga BNR Varna.Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..
Në moshën 91-vjeçare vdiq fizikani Akad. Ivan Todorov, njoftoi qendra e shtypit e Akademisë Bullgare të Shkencave. Todorov është një shkencëtar me arritje të jashtëzakonshme dhe njohje mbarëbotërore në fushën e fizikës teorike moderne - teoria e..
Para Radios Kombëtare Bullgare, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Bullgari, Irene Plank dhe Joël Meyer, komentuan situatën aktuale në Evropë dhe negociatat e ardhshme për Ukrainën. "Ky është një takim joformal. Ky nuk është një takim evropian...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..