Nga data 7 nëntor deri më 5 dhjetor në Akademinë Kombëtare të Muzikës ˮProf. Panço Vlladigerov” në Sofje po mbahet “Panorama e muzikës klasike braziliane”. Ky është edicioni i tretë i festivalit, i cili kësaj here i kushtohet historisë së Brazilit, me rastin e 200-vjetorit të pavarësisë së vendit. Janë parashikuar pesë koncerte - çdo të hënë, brenda pesë javësh. Marrin pjesë interpretues të rinj, studentë në Akademinë Kombëtare të Muzikës, të cilët do të prezantojnë vepra të gjithsej 35 kompozitorëve brazilianë që kanë punuar në periudha të ndryshme.
Para çdo koncerti Harry Crowl – kompozitor dhe profesor i historisë së muzikës braziliane, mban një leksion (me përkthim në bullgarisht).
Projekti realizohet nga shoqatat "Kultura, media, komunikimi" dhe "Zenon", në partneritet me Akademinë Kombëtare të Muzikës ˮProf. Panço Vlladigerov” dhe me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Bullgarisë dhe Ambasadës së Brazilit. Hyrja është falas.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..
Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..