Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aeroplanët gjuajtës spanjollë fillojnë fluturime zbuluese mbi Bullgari

Foto: mod.bg

Më 14 dhe 15 nëntor, avionët gjuajtës spanjollë Eurofighter do të fluturojnë mbi aeroportet civile dhe ushtarake në rajonet e Sofjes, Plovdivit, Burgasit dhe mbi fshatin Bezmer, rajoni i Jambolit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se bëhet fjalë për fluturime zbulimi. 6 makineri spanjolle Eurofighter F-2000 Typhoo u vendosën të premten në bazën ajrore Bezmer, për të kryer detyra së bashku me aeroplanët bullgar MiG-29 në kuadër të misionit të NATO-s për mbrojtje kolektive dhe të zgjeruar të hapësirës ajrore në kohë paqeje në krahun lindor të Aleancës, në periudhën nga 14 nëntori deri më 2 dhjetor 2022. Në kryerjen e detyrave do të përdoren me prioritet gjuajtësit bullgarë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një sërë aktivitetesh, po festojmë Ditën e Sofjes

17 shtatori është festa e qytetit të Sofjes, si dhe dita kur nderohen Shenjtorеt martirе: Besa (Vjara), Shpresa (Nadezhda), Dashuria (Ljubov) dhe nëna e tyre Sofia. Qyteti e ka marrë emrin nga bazilika “Shën Sofia”, e vendosur në qendër të kryeqytetit,..

botuar më 25-09-17 5.25.PD

Parashikimi i motit për 17 shtatorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 14°. Një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend, me vranësira më shpesh të konsiderueshme. Në disa vende nga veriperëndimi në juglindje do të bjerë shi, me reshje..

botuar më 25-09-16 7.40.MD

Me koncesione do të modernizojmë infrastrukturën në Bullgari

Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të koncesionit – një instrument që Komisioni Evropian e inkurajon. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe..

botuar më 25-09-16 6.09.MD