Përfaqësues të Qendrës Evropiane dhe Botërore të Kërkimit dhe Zhvillimit IMEC në Belgjikë vizituan Universitetin Teknik në Sofje, njoftoi qendra për shtyp e universitetit. Ata vizituan laboratorët e Qendrës Kombëtare për Mekatronikë dhe Teknologji të Pastra, si dhe kompleksin laboratorik në “Sofia Tech Park”. Të ftuarit u njohën me ecurinë në veprimtarinë kërkimore-arsimore, si dhe me zhvillimet biznes në fushën e mikroelektronikës, mekatronikës, inteligjencës artificiale dhe aplikimet e tyre.
Zëvendëspresidenti i IMEC Jo de Bock dhe kryetari i lidhjeve me qeverinë Christophe Lux biseduan me ministrin në detyrë të inovacionit dhe rritjes Aleksandër Pulev dhe Rektorin e Universitetit Teknik në Sofje Prof. Dr. Ing.Ivan Kralov.
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..
Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..