Miliarderi Elon Musk pritet të vizitojë Bellogradçik më 23 prill, njoftoi BTA, duke iu referuar Ministrit të Turizmit në detyrë, Ilin Dimitrov. Ai e ftoi Musk të vizitojë Bullgarinë, përmes Twitter dhe Facebook, pasi njeriu më i pasur në botë ndau dhe reagoi ndaj një postimi që përshkruan fenomenin natyror të Shkëmbinjve të Bellogradçikut.
"Pretty sure that was in Elden Ring" /Me siguri që ishte në Elden Ring/. Kështu ka komentuar në Twitter Elon Musk, krijuesi i një prej kompanive më të suksesshme në botë, foton e Kalasë së Bellogradçikut dhe shkëmbinjve rreth saj, realizuar nga fotografi i njohur bullgar Vlladisllav Terzijski. Siluetat misterioze të monumentit bullgar me sa duket e shtynë amerikanin ta krahasojë atë me botën e fantazisë në të cilën gjenden personazhet e lojës kompjuterike.Kalaja e Bellogradçikut dhe shkëmbinjtë janë ndër 100 objektet turistike kombëtare të Bullgarisë. Kalaja është një monument kulture me rëndësi kombëtare dhe një nga kështjellat më të ruajtura në vend. Është ndërtuar në shekullin III pas Krishtit nga romakët për të ruajtur rrugët strategjike që kanë kaluar përmes zonës.
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..