Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në një projekt-rezolutë të Parlamentit Evropian, Rusia është një "sponsor i terrorizmit"

Josep Borell
Foto: EPA/BGNES

Ushtria ukrainase ka nisur një operacion për të rimarrë gadishullin Kinburn në bregun e majtë të Dnieper, konfirmuan nga komanda ukrainase dhe administrata e krahinës Nikollaevska, raportoi AFP. Komanda ukrainase nuk dha detaje, përveç se deti i trazuar e favorizon zbarkimin. Autoritetet ruse në Sevastopolin e pushtuar njoftuan se qyteti, i cili është baza kryesore e Flotës së Detit të Zi në Krime, është sulmuar nga dronët ukrainas. Dy prej tyre u qëlluan duke u përpjekur të godasin termocentralin në Balaklava.

Komisioneri Evropian për Punët e Jashtme Josep Borrell hodhi poshtë spekulimet se BE-ja po thyen embargon tregtare kundër Rusisë dhe po eksporton mallra të sanksionuara përmes Turqisë.

Parlamenti Evropian do të votojë për një rezolutë të zbehtë dhe, sipas dokumentit, Rusia nuk përmendet më si një shtet terrorist, por vetëm si një "sponsor i terrorizmit". Socialistët bullgarë do të votojnë kundër, njoftoi para BNR eurodeputeti Petër Vitanov. Kërkesa e Partisë Popullore Evropiane për të përfshirë partinë “Rusia e Bashkuar” të Vladimir Putinit në listën e organizatave terroriste të BE-së është hequr gjithashtu nga versioni i përditësuar. Vetë presidenti rus gjithashtu nuk përmendet në tekst. Nga projekti është hequr edhe klasifikimi i shpërthimeve në depot e municioneve në Bullgari si akt terrorist, por nuk janë hequr të njëjtat shpërthime në Çeki.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarë protestuan kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Qindra qytetarë protestuan në të ashtuquajturën trekëndësh të pushtetit, ku ndodhen godinat e Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, me kërkesën për ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. “Ka..

botuar më 24-10-16 10.52.PD

Argjentina dhe Bullgaria prezantojnë në Sofje bashkëpunimin e tyre në Antarktidë

Konferenca me temë "Argjentina dhe Bullgaria në Antarktidë. Miqësia dhe sinergjia, një hap përtej kufijve të bashkëpunimit" organizohet sot në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" nga Ambasada e Argjentinës në Bullgari. Drejtues i forumit..

botuar më 24-10-16 8.15.PD

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Temperaturat minimale të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave do të ketë para mesditës në pjesën verilindore të..

botuar më 24-10-15 7.45.MD