Atmosfera është shumë e këndshme – përhapet aroma e ëmbël e gjellëve të ndryshme gjermane dhe e verës tipike të zier me erëza; shihen dritat vezulluese, ndriçojnë sende të bukura të punuara me dorë në frymën e Krishtlindjes; muzika ngroh shpirtin dhe pema e zbukuruar në qendër të tregut Krishtlindjeve të fton me shkëlqimin dhe bukurinë e saj.
Irene dhe Beatriz janë studente nga Madridi, të cilat janë në Sofje që nga shtatori në kuadër të programit Erasmus+. Ato së bashku me Àngel dhe Andréa /at dhe bijë/ na treguan përshtypjet e tyre.
“Tregu gjerman i Krishtlindjeve në Sofje na ndihmoi të takohemi dhe të bashkohemi”, thanë me buzëqeshje dy vajzat dhe Àngel dhe Andréa shtuan: “Ky është ai, shpirti i vërtetë i Krishtlindjes!”.
A ka ndonjë ndryshim midis tregjeve të Krishtlindjeve në Sofje dhe atyre të Madridit dhe cila është përshtypja e parë e turistëve spanjollë nga kryeqyteti i Bullgarisë?
"Njerëzit në Bullgari mund të jenë më të gëzuar dhe të buzëqeshur, më të shkujdesur dhe më pak seriozë, dhe tregu i Krishtlindjeve mund t’i ndihmojë për ta arritur këtë qëllim."
Jochen Bremme organizoi Pazarin Gjerman të Krishtlindjeve në Sofje për të dymbëdhjetën herë radhazi. Pazari startoi si një nismë për të mbushur boshllëkun në zemrën e të huajit ndaj vendlindjes. Përgatitja e pazarit mblodhi të gjithë komunitetin gjermanishtfolës të qytetit që në fillim. “Ne donim të krijonim një atmosferë para Krishtlindjeve”, thotë Breme.
Tregjet e Krishtlindjeve janë një traditë tipike gjermane.Mirëpo, a mundet kjo traditë t’i bashkojë njerëzit në Sofje, apo më tepër i ndan ata?
“Po, është një traditë gjermane që ka më shumë se 500 vjet.Ajo ka rrënjë të forta dhe shpresoj se do të vendoset edhe në Bullgari.Shumë bullgarë vijnë këtu dhe u pëlqen sepse kjo është një traditë shumë e bukur”.
Cilët janë vizitorët më të rregullt në Pazarin Gjerman të Krishtlindjeve?
“Ka edhe bullgarë, edhe gjermanë. Ka shumë studentë gjermanë;ata vijnë këtu, sepse pazari u kujton atdheun e tyre.Natyrisht që vijnë edhe shumë turistë.Që kur e planifikojnë udhëtimin e tyre, ata pyesin nëse ka një treg Krishtlindjesh atje.Disa vijnë posaçërisht për këtë ngjarje.”
Traditat e Krishtlindjeve në Bullgari dhe në Gjermani ndryshojnë, por Jochen Bremme dhe familja e tij (gruaja e tij është bullgare) përpiqen t'i bashkojnë ato.
“Unë e dekoroj pemën e Krishtlindjes më 24 dhjetor në mëngjes me birrë në dorë, por në mbrëmje festojmë në stilin bullgar me një numër tek të pjatave pa yndyrë.Në Krishtlindje shërbehen gjithmonë gatime gjermane - piqet një patë dhe në fund të festave hamë bukë sipas një zakoni të vjetër bullgar, i cili është një nga zakonet më të preferuara nga unë”. Tregu Gjerman i Krishtlindjeve do të qëndrojë i hapur deri më 22 dhjetor në vendndodhjen e tij të zakonshme - Sheshin e Princit Aleksandër I Batenberg.Çfarë i uron Jochen Bremme bashkatdhetarëve të tij në Bullgari dhe të gjithë njerëzve në botë?
“I uroj paqe, sigurisht dhe shëndet, por mbi të gjitha paqe – më e rëndësishmja është të jetojmë në paqe dhe qetësi, kjo që po ndodh në botë më tremb...”
Redaktoi: Vlladimir Çerkezov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Video dhe foto: Stanislava Gaydazhieva
Instituti i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë (INSAIT) në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" prezantoi pesë punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare mbi Mësimin Automatik (ICML 2025), njoftoi..
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, më 16 korrik, miratoi një program për mbështetjen e komuniteteve, organizatave dhe mediave bullgare jashtë vendit për vitin 2025. Gjithashtu u aprovuan shpenzime shtesë në shumën prej 180000 leva, në kuadër..
Nga 1 janari 2026, Bullgaria do të bëhet pjesë e eurozonës dhe leva së bashku me stotinkat do të mbeten pjesë e historisë. Monedha e re, që do të zëvendësojë valutën kombëtare do të ketë pamje të ndryshme, por do të ruajë simbolet dhe..
Bullgaria mban vendin e 13-të në Indeksin e Pasaportave “Henley” , duke u ngjitur me 8 vende në 10 vitet e fundit, sipas faqes së internetit të..
Universiteti Mjekësor – Sofje është universiteti më i mirë në Bullgari, sipas renditjes Best Global Universities të U.S. News & World Report për vitin..
Tarifat në formën e paguar të arsimit në institucionet e arsimit të lartë nuk do të kalojnë 60% të kostos së jetesës së një studenti me financim..