Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të dhënat për gjysmën e parë të 2022

Bullgaria importon 10 herë më shumë mish qengji dhe dele sesa eksporton

Foto: BGNES

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në gjysmën e parë të vitit 2022, Bullgaria ka importuar dhjetë herë më shumë mish qengji dhe dele sesa ka eksportuar. Importi i mishit të qengjit është mbi 70% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti kemi importuar 1102 tonë dele dhe qengj.

Një pjesë e madhe e kësaj sasie vjen nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nga vendet e treta në vendin tonë kanë hyrë 351 tonë, e gjithë sasia me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Sipas Simeon Karakolevit, bashkëkryetar i shoqatës së mbarështuesve të deleve, ky është mishi i lirë i qengjit për Pashkët, për të cilin shoqata e degës paralajmëroi, se po shkatërron tregun bullgar të qengjit.

Sipas zyrtarëve të degës, pjesa tjetër e sasisë së importuar nuk është mish qengji, por mish dele, i cili nuk tregtohet drejtpërdrejt në treg, por hyn në industrinë e përpunimit të mishit, ndoshta si një zëvendësues i padeklaruar i mishit të viçit në përbërjen e salsiçeve.

Ndonëse është një vend me tradita shekullore në mbarështimin e deleve, për gjysmën e parë të këtij viti Bullgaria ka prodhuar 112 ton mish dele dhe qengj, që është sasia më e ulët e raportuar për të njëjtën periudhë të tre viteve të fundit. Të dhënat konfirmojnë edhe deklaratat e fermerëve nga fillimi i vitit, sipas të cilëve nga krahasimi i numrit të deleve me atë të bullgarëve rezulton se mbarështuesit vendas prodhojnë vetëm 150-200 gram mish qengji për frymë të popullsisë.

Autor: Veselina Milanova, BNR “Horizont”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në Eurozonë

Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..

botuar më 25-01-07 9.18.PD

Një apartament 100 metra katorë në Bullgari kushton 199 paga mesatare

Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..

botuar më 25-01-06 10.19.PD

2025-ta parashikon mbijetesë të vështirë për biznesin mes paqëndrueshmërisë politike dhe sfidave të politikës së jashtme

Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..

botuar më 25-01-04 11.15.PD