Komisioni Evropian po zhvillon bisedime me qeverinë bullgare për shkak të shqetësimeve se produktet e rafinuara tëkompanisë ruse Lukoil mund të eksportohen nga vendi ynë, tha zëdhënësi i Komisionit Daniel Ferrie: “Në fakt, Bullgaria gëzon një derogim të veçantë nga ndalimi i importit të naftës për shkak të vendndodhjes së saj specifike gjeografike. Unë e sqarova qëndrimin tonë para disa javësh dhe ai nuk ka ndryshuar. Sot mund të shtoj se jemi në kontakt me autoritetet bullgare dhe bisedimet janë konstruktive”.
Bëhet fjalë për informacione, sipas të cilave qeveria e përkohshme kërkon ta lejojë kompaninë Lukoil të eksportojë produktet e saj të rafinuara. Autoritetet bullgare pohojnë se kjo është e mundur pasi vendi ynë gëzon një derogim dy vjeçar nga ndalimi i importit të naftës ruse nga deti, që hyn në fuqi më 5 dhjetor.
Rreth një javë më parë, Komisioni deklaroi edhe një herë se Bullgaria nuk mund t'u shesë naftë ruse vendeve të treta, përfshirë këtu dhe atë të përpunuar, raportoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.Ministrat e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, si dhe sindikata e policisë në vend, kërkuan kremtimin paqësor të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit Goce Dellçev..
Kabineti i dytë i Gëllëb Donev zyrtarisht mori detyrën. Kreu i shtetit Rumen Radev në një ceremoni zyrtare në Presidencë i prezantoi detyrat dhe prioritetet e qeverisë së përkohshme. Detyra kryesore e kabinetit të pestë zyrtar, të formuar nga Radev, do..
Gjatë natës dhe nesër në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe me erë. Në shumë vende në Bullgarinë Veriore dhe në malet do të ketë reshje kryesisht bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor dhe do të ketë..