Në një takim dy-ditor në Bukuresht, ministrat e jashtëm të NATO-s do të diskutojnë zbatimin e vendimeve të marra tashmë në samitin e NATO-s në Madrid. Lufta në Ukrainë dhe sigurimi i mbështetjes afatgjatë politike dhe praktike nga aleatët për Kievin do të jetë tema kryesore e samitit gjatë ditës së parë.
Rusia ka të ngjarë të vazhdojë të sulmojë rrjetin energjetik të Ukrainës dhe shërbimet bazë për njerëzit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përpara forumit. Presidenti Vladimir Putin po përpiqet të përdorë dimrin si një armë ushtarake kundër Ukrainës. Nuk mund ta lëmë Putinin të fitojë, kjo do t'u tregojë liderëve të tjerë se ata mund t'i arrijnë qëllimet e tyre me forcë, theksoi Stolentberg. "Lufta ndoshta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve, por rezultati i negociatave varet nga situata në fushën e betejës. Ne mbështesim Ukrainën", shtoi Stoltenberg.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski diskutoi idenë e krijimit të një Gjykate Speciale për krimet ushtarake ruse, së bashku me ministrat e jashtëm të 7 vendeve evropiane, të cilët ishin për një vizitë të përbashkët në Kiev përpara se të mbërrinin në Bukuresht, raportoi UNIAN.Bullgaria është e gatshme të mbështesë investimet në zhvillimin e infrastrukturës dixhitale dhe lidhjes, tha Presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të kompanive kryesore nga shteti i Virxhinias, SHBA, në fushën e teknologjisë së lartë,..
Maria Bakallova doli me një qëndrim zyrtar me rastin e një interviste në “The Guardian” , njofton ekipi bullgar i aktores. Titulli që u shfaq në mediat britanike me rastin e një interviste të dhënë nga Bakallova, e cila luante rolin e Ivana..
Paraditen e së martës dukshmëria do të jetë më e ulët vende-vende në lugina dhe përreth trupave ujorë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, pak më të ulëta në vendet me mjegull të vazhdueshëm. Në Sofje temperatura minimale do..
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u parqitën 259 sinjale për blerje votash për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. U iniciuan 70..
Paraditen e së shtunës do të ketë kushte ngricash në zonat fushore dhe mjegull afatshkurtër përgjatë lumenjve. Gjatë ditës do të mbajë mot..
Nxënësja e klasës së gjashtë, Mira Koseva, fitoi titullin “Fitues Global” në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze “Kangaroo Global Linguistics..