Një qendër e re kërkimi dhe zhvillimi për Evropën, e një kompanie japoneze lider në industrinë e automobilave, hapi dyert në Sofje. Kompania është prodhuese e pajisjeve elektronike për makina me më shumë se 300 filiale në mbi 40 vende dhe po hyn për herë të parë në tregun bullgar. Investimi fillestar është në vlerën 3.5 milionë dollarë dhe deri në fund të vitit 2023 numri i inxhinierëve të punësuar do të arrijë në 100 persona.
Në ceremoninë zyrtare të hapjes sot, më 2 dhjetor, mori pjesë edhe presidenti Rumen Radev.
Kreu i shtetit vuri në dukje kontributin e rëndësishëm të qendrës së zhvillimit të kompanisë japoneze në zhvillimin e industrisë së automobilave në vend, e cila është vazhdimisht në rritje dhe tashmë përbën 12 për qind të PBB-së. Sipas Radev, Japonia është një partner kyç në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike, dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e teknologjive të larta përshkruan një model të ri të marrëdhënieve ndërmjet biznesit, institucioneve dhe shoqërisë. Presidenti theksoi gjithashtu se Bullgaria vlerëson shumë parashikueshmërinë dhe korrektësinë e kompanive japoneze që investojnë në vendin tonë.
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...
Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..
Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...