Presidenti amerikan Joe Biden tha për herë të parë që nga pushtimi rus në Ukrainë se ai do të bisedonte me Vladimir Putin nëse kreu i shtetit rus do të dëshironte vërtet t'i jepte fund luftës. Në një konferencë për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili u prit në Shtëpinë e Bardhë, Biden saktësoi se do ta ndërmerrte këtë hap vetëm pasi të konsultohej me aleatët e NATO-s.
Nga ana e tij, Macron tha se do të fliste përsëri me Putinin pas vizitës së tij në Uashington - pjesërisht për sigurinë e centralit bërthamor të Zaporozhie të pushtuar nga Rusia. Megjithatë, ai theksoi se, ashtu si presidenti amerikan, se nuk do ta shtyjë homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski drejt një plani të papranueshëm paqeje. Pas pushtimit rus, Zelenski njoftoi se Ukraina duhet të kthejë të gjitha territoret e pushtuara.
Biden dhe Macron premtuan mbështetje afatgjatë për Ukrainën, e cila po lufton pushtuesit rusë.
Vendet e Bashkimit Evropian janë afër arritjes së një marrëveshjeje që do të kufizonte çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi, raportoi agjencia France Presse. Vetëm Polonia nuk e ka dhënë ende pëlqimin përfundimtar.
Nga e hëna, Evropa do të vendosë një embargo ndaj furnizimeve ruse të naftës. Do të ketë një kufi të çmimit për naftën e eksportuar me anë të detit nga Moska në portet anembanë botës. Do të merren masa për të parandaluar transportimin e naftës ruse mbi çmimin fiks - për shembull duke refuzuar sigurimin e anijeve dhe dërgesave nga kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.
Midis 10 000 dhe 13 000 ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa të plagosurit janë më shumë se viktimat, tha në një intervistë televizive Mihailo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas. Sipas tij, rreth 100 000 ushtarë rusë u vranë pas pushtimit, dhe midis 100 000 dhe 150 000 u plagosën dhe u zhdukën. Jo shumë kohë më parë, gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100 000 rusë dhe një numër i barabartë ushtarësh ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i armiqësive.Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në bullgarisht. “Gëzuar Festën Kombëtare, Bullgari!”, thuhet në urimin në emër të institucionit të krerëve të..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e..
Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..