Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë natës do të jetë pothuajse e qetë dhe në shumë vende do të krijohet mjegull, ndërsa në disa zona të Bullgarisë Juglindore do të ketë ende reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës moti do të jetë pothuajse pa reshje, ndërsa kryesisht në zonat malore të Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë ulje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mjaft e dobët kryesisht nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Temperatura maksimale në veri të Bullgarisë do të jetë ndërmjet 1° dhe 5°, në jug - ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje - rreth 7°.
Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mjegull në zonat malore. Ndërprerje dhe ulje të vranësirave do të ketë në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Temperaturat do të rriten lehtë dhe maksimumi në 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m rreth 0°.
Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira, vende-vende në bregdetin jugor me shtrëngata. Do të fryjë erë e lehtë verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, temperatura e ujit të detit do të jetë rreth 12°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..