Grupi i parë i ekspeditës së 31-të bullgare të Antarktidës ndodhet tashmë në stacionin polar bullgar në ishullin Livingson. Këtë e bëri të ditur Instituti Bullgar i Antarktikut, i kryesuar nga prof. Hristo Pimpirev, në profilin e tyre në Facebook.
Rreth mesnatës, në "natën e bardhë" ende të ndritshme të verës jugore, grupi u zbarkua pas një udhëtimi dhjetë orësh nga anija luftarake kiliane "Galvarino", në të cilën ata ishin transportuar nga ishulli fqinj King George. Të mbërriturit e parë nisin “dekonservimin” e bazës pas periudhës së dimrit në pritje të grupit të radhës dhe anijes së parë bullgare - "Shën Kirili dhe Metodi" që do të arrijë në Antarktidë.Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..