Dhoma e Transportuesit Automobilistik në Bullgari doli me pozitën, se pasi mos na lejojnë në Shengen, qeveritë e Bullgarisë dhe Rumanisë duhet të heqin kontrollin kufitar mes dy vendeve tona. Kjo u bë vetëm një ditë pasi Bashkimi Kombëtar i Transportuesve Rrugorë të Rumanisë (UNTRR) dënoi votën e Austrisë kundër pranimit të Rumanisë dhe industrisë së transportit rrugor në zonën Shengen.
Nga dhoma bullgare deklarojnë se mbështesin qëndrimin e bashkimit rumun (UNTRR), duke ftuar qeveritë e të dy vendeve të fillojnë punën në këtë drejtim. Sipas transportuesve, mos lejimi i hyrjes në Shengen është një goditje për biznesin, të gjithë njerëzit që udhëtojnë dhe drejtuesit e mjeteve të rënda të mallrave që janë të detyruar të presin me orë e ditë në kufi.
Prandaj, dhoma u bën thirrje autoriteteve bullgare që së bashku me Rumaninë të ndërmarrin hapa për të hequr kontrollin kufitar.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..
Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..