Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në prag të finales së madhe në Katar, një fushatë bullgare pyet "A është e drejtë kjo, FIFA?"

Foto: Fondacioni GLAS

Jemi disa orë larg finales së madhe të Botërorit të 22-të të FIFA-s në Katar. Forumi sportiv më popullor pas Olimpiadës e ka shkruar tashmë emrin e tij në histori si kampionati më i shtrenjtë i organizuar ndonjëherë, i pari i organizuar nga një vend arab, hera e parë që forumi u mbajt në dimër dhe i pari në të cilin një ekip arab (ai i Marokut) arriti në ndeshjet gjysmëfinale. Krahas gjithë kësaj, kampionati në Katar u shënua edhe nga një sërë skandalesh – abuzime financiare, organizim jo i mirë në zonat e tifozëve, raportime për ryshfet, kufizime dhe shkelje të të drejtave të njeriut për ta shuar euforinë e futbollit. Pyetja "Cili është çmimi dhe a ia vlen të paguhet?" nxiti një fondacion bullgar të organizojë një fushatë nën moton "A është e drejtë kjo, FIFA?"

Nëpërmjet iniciativës së tyre, fondacioni GLAS dhe agjencia krijuese proof. e përqendrojnë vëmendjen ndaj çështjeve që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shfrytëzimin e migrantëve që morën pjesë në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës e Futbollit 2022 dhe qëndrimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit ndaj asaj që po ndodh. “Fushata nuk është drejtuar vetëm ndaj komunitetin LGBT, por ndaj të drejtave të njeriut në përgjithësi. Ajo që fshihet pas këtij Botërori janë mijëra jetë njerëzish dhe synimi ynë është të provokojmë një reagim publik për të drejtat që po shkelen”, tha për BNR Simeon Vasilev nga fondacioni GLAS.

Kupa e Botës do të përfundojë, por problemet nuk do të zhduken. Katari dhe FIFA duhet të jenë përgjegjës”, është shprehur i prerë Simeon Vasilev. Fushata "A është e drejtë kjo, FIFA?" i nxit njerëzit të shpërndajnë 'postimet e duhura' në Instagram dhe Facebook për t'i ndarë me botën duke shënuar @FIFA". Dhe për të arritur më shumë njerëz, gjuha kryesore e nismës është anglishtja.

Përpiloi: Vesella Krësteva

 Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD