Jemi disa orë larg finales së madhe të Botërorit të 22-të të FIFA-s në Katar. Forumi sportiv më popullor pas Olimpiadës e ka shkruar tashmë emrin e tij në histori si kampionati më i shtrenjtë i organizuar ndonjëherë, i pari i organizuar nga një vend arab, hera e parë që forumi u mbajt në dimër dhe i pari në të cilin një ekip arab (ai i Marokut) arriti në ndeshjet gjysmëfinale. Krahas gjithë kësaj, kampionati në Katar u shënua edhe nga një sërë skandalesh – abuzime financiare, organizim jo i mirë në zonat e tifozëve, raportime për ryshfet, kufizime dhe shkelje të të drejtave të njeriut për ta shuar euforinë e futbollit. Pyetja "Cili është çmimi dhe a ia vlen të paguhet?" nxiti një fondacion bullgar të organizojë një fushatë nën moton "A është e drejtë kjo, FIFA?"
Nëpërmjet iniciativës së tyre, fondacioni GLAS dhe agjencia krijuese proof. e përqendrojnë vëmendjen ndaj çështjeve që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shfrytëzimin e migrantëve që morën pjesë në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës e Futbollit 2022 dhe qëndrimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit ndaj asaj që po ndodh. “Fushata nuk është drejtuar vetëm ndaj komunitetin LGBT, por ndaj të drejtave të njeriut në përgjithësi. Ajo që fshihet pas këtij Botërori janë mijëra jetë njerëzish dhe synimi ynë është të provokojmë një reagim publik për të drejtat që po shkelen”, tha për BNR Simeon Vasilev nga fondacioni GLAS.
“Kupa e Botës do të përfundojë, por problemet nuk do të zhduken. Katari dhe FIFA duhet të jenë përgjegjës”, është shprehur i prerë Simeon Vasilev. Fushata "A është e drejtë kjo, FIFA?" i nxit njerëzit të shpërndajnë 'postimet e duhura' në Instagram dhe Facebook për t'i ndarë me botën duke shënuar @FIFA". Dhe për të arritur më shumë njerëz, gjuha kryesore e nismës është anglishtja.
Përpiloi: Vesella Krësteva Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga shkollat e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë "Shkencat Politike" dhe "Gjuhët e huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe..
Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..
Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..
"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se..