Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani suedeze do të furnizojë me karburant bërthamor centralin atomik “Kozlloduj”

Foto: BGNES

Centrali atomik “Kozloduj” dhe “Westinghouse Electric Suedi” nënshkruan një kontratë për furnizimin me karburant të freskët bërthamor për bllokun V të centralit tonë bërthamor. Sipas ministrit të energjisë Rosen Hristov, marrëveshja është një hap i rëndësishëm drejt diversifikimit të furnizimit me karburant bërthamor si në zbatim të strategjisë evropiane, ashtu edhe në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar për të përshpejtuar procesin e sigurimit të një furnizuesi alternativ.

Një kontratë e ngjashme do të nënshkruhet edhe me kompaninë franceze “Framatom” për furnizimin me karburant për bllokun VI të centralit atomik “Kozlloduj”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pronarët e restoranteve protestojnë kundër TVSH-së 20%

Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..

botuar më 25-03-19 5.15.PD

Parashikimi i motit për 19 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..

botuar më 25-03-18 7.35.MD

Ministri i shëndetësisë i RSM-së, Arben Taravari: Faleminderit, Bullgari!

Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..

botuar më 25-03-18 6.28.MD