Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rreth 1000 refugjatë ukrainas në rajonin e Dobriçit do të mirëpresin festat e fundvitit në një tryezë modeste

Foto: BNR - Plovdiv

Në territorin e rajonit të Dobriçit, rreth 1000 refugjatë ukrainas po përgatiten të mirëpresin Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Bullgar, njoftoi BTA. Organizata ka shpërndarë produkte ushqimore, ëmbëlsira, batanije dhe paketa higjienike individuale dhe familjare në të gjitha objektet që strehojnë qytetarët ukrainas.

Për momentin në një nga hotelet në Ballçik qëndrojnë rreth 90 refugjatë, kryesisht gra me fëmijë dhe të moshuar, të cilët në vend të 7 janarit, me dëshirë të tyre do t'i festojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor, sipas kalendarit të kishës bullgare.

Një tjetër hotel, në fshatin turistik Kranevo, aktualisht ka grumbulluar mbi 120 refugjatë, kryesisht nëna me fëmijë, në mesin e tyre ka edhe rreth dhjetë fëmijë që janë pa prindërit e tyre, dhe shumica prej tyre janë akomoduar që nga prilli. Ata erdhën nga Herson, Harkov, Dnipro, dhe nga mesi i tetorit – edhe nga Zaporozhie. Ka edhe nga Bahmuti dhe Odesa.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD