Më 3 shkurt, Ukraina dhe BE do të mbajnë një samit në Kiev për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, bëri të ditur në një deklaratë zyra e Presidentit Volodimir Zelenski. Ai diskutoi detajet e takimit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit.
Rusia po planifikon një fushatë të qëndrueshme të sulmeve me dronë iraniane, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional të mbrëmjes. "Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm të vazhdueshëm me dronët “Shahid”, shtoi Zelenski.
Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW, komentoi se sulmet masive të Moskës kundër sistemit energjetik të Ukrainës nuk do të sjellin rezultatin e dëshiruar të Kremlinit. ISW citon blogerët ushtarakë rusë të cilët janë të indinjuar që në vend që të sulmojë infrastrukturën ushtarake ukrainase, ushtria ruse po shpërdoron aftësitë e saj kundër objektivave civile.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një hetim për shkak të vdekjes së ushtarëve në mesnatën e 31 dhjetorit në qytetin e pushtuar ukrainas të Makeevka. Ushtria ukrainase pohon se rreth 400 ushtarë rusë, që kanë festuar Vitin e Ri, janë vrarë në sulmin në depot ushtarake pranë Doneckut. Kremlini deklaroi se kanë vdekur vetëm 63 persona, por blogerët ushtarakë rusë po flasin gjithashtu për qindra të vrarë vetëm gjatë këtij sulmi me raketa ukrainase.Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..