Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bisedojë më 4 janar me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, tha zëdhënësi i liderit turk Ibrahim Kalin për televizionin turk NTV. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha gjithashtu se Putin po planifikon një bisedë me Erdoganin, raportoi Interfax.
Evgeni Prigozhin, udhëheqësi i ushtrisë private ruse "Wagner" i njohur si "kuzhinieri i Putinit" po përgatit informacione për të fajësuar dështimet e paraushtarakëve të tij nën Bahmut, duke akuzuar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes, bëri të ditur Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA – ISW.
Në fjalimin e tij të rregullt të mesnatës, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se ka biseduar me kryeministrat e Holandës, Britanisë së Madhe, Norvegjisë dhe Kanadasë. Ai i ka informuar ata se Rusia po përgatis një ofensivë tjetër me trupat e sapomobilizuara, të përqendruara në Belgorod dhe Kursk. Zelenski u ka kërkuar partnerëve perëndimorë që të forcojnë mbrojtjen e Ukrainës në mënyrë që të arrihet te "disfata përfundimtare e shtetit terrorist", raportoi agjencia zyrtare ukrainase UNIAN.Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në qytetin Kazanllëk, njoftuan organizatorët nga Vatra e Kulturës "Zhar 2002". Çdo vit, rituali mbledh së..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..