Forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet e vazhdueshme në qytetin Bahmut në rajonin lindor të Doneckut dhe po mbajnë pozicione në Soledar aty pranë, por janë në një "situatë shumë të vështirë", tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të mesnatës. Ai theksoi se komandanti i forcave tokësore, gjen. Aleksandër Sirski, ndodhet në zonë dhe ka organizuar transferimin e përforcimeve dhe fuqisë së zjarrit.
Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW citoi Evgeni Prigozhin, udhëheqës i kompanisë ushtarake ruse Wagner, të ketë thënë se afër Bahmut dhe Soledar ka "qytete nëntokësore" në minierat e vjetra dhe ata po ndalojnë përparimin rus. Sipas ISW, Prigozhin ka qëllim pushtimin e dy qyteteve në fjalë për shkak të dëshirës së tij për të përfituar depozitat e gipsit dhe kripës atje për shfrytëzim. Ish-ministri ushtarak i separatistëve në Lugansk, Igor Strelkov-Girkin, kritikoi komandën ushtarake ruse dhe Prigozhin, sepse, sipas fjalëve të tij edhe para se të sulmonin aglomeracionin Bahmut-Soledar, ata dinin për objektet nëntokësore, "por i shpenzonin njerëzit". Pra, "madje të arrihet një fitore taktike", sulmuesit "tashmë kanë humbur strategjikisht" duke hedhur kundër tyre forcat dhe mjetet e tyre më të mira, tha Strelkov.Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..