Në fjalimin e tij tradicional televiziv të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se trupat ukrainase po u rezistojnë "sulmeve të reja, edhe më të ashpra" në Soledar, afër Bahmutit, të cilin Moska po përpiqet ta pushtojë prej muajsh. Sipas pamjeve të publikuara nga grupi rus "Wagner", luftimet në rrugë në Soledar po zhvillohen në qendër të qytetit pranë ndërtesës së administratës komunale në qytetin dikur me 70 000 banorë në veri të Bahmutit. Në orën 4 të mëngjesit të 10 janarit, komanda ukrainase njoftoi se sulmet ruse në të dy qytetet ishin zmbrapsur.
Dhe ndërsa forcat ruse mburret se kanë pushtuar fshatin Bahmutskoe në rajonin e Doneckut, i cili është përballë Soledarit, ushtria ukrainase mburret se, pas rotacionit të njësive ushtarake, i kanë rifilluar luftimet në rajonin e Luganskut pranë qyteteve Svatovo dhe Kremennaja, raportoi UNIAN.
"Roli në rritje i grupit ushtarak Wagner dhe transformimi i liderit të tij Evgeni Prigozhin në një qendër alternative të pushtetit është padyshim një shenjë e dëshpërimit në Kremlin për dështimet në Ukrainë," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, transmetoi “Zëri i Amerikës”. Sipas fjalëve të tij, SHBA po kërkon të ndryshojë dinamikën e mbrojtjes ukrainase duke rritur ndihmën ushtarake për Kievin, e cila do të përfshijë automjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Ai deklaroi se mbështetja për partnerët ukrainas do të vazhdojë sipas nevojës.Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..