Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontinuiteti me qeverinë e përkohshme është kushti për marrjen e mandatit të tretë

Nënpresidentja Jotova
Foto: BGNES

Është krejt e natyrshme që mandati i tretë për formimin e kabinetit të merret nga ajo forcë politike që mund të vazhdojë politikat e qeverisë së përkohshme, u tha gazetarëve nënpresidentja Ilijana Jotova.

Kreu i shtetit ka afat deri të hënën për të përcaktuar se kujt do t’ia japë mandatin e fundit. Sipas Nënpresidentes, kabineti zyrtar ka rikthyer stabilitetin dhe vendi ynë është i vetmi në BE që ka “rënie të inflacionit, qetësi dhe stabilitet për karburantet, çmimet, marrëveshjet ndërkombëtare”. Vendimi i presidentit Rumen Radev do të merret pas një analize shumë serioze, shtoi ajo.

Ilijana Yotova e vizitoi qytetin Gabrovo me rastin e 188-vjetorit të hapjes së shkollës së parë laike, vazhdimi i së cilës është Gjimnazi Kombëtar i Aprillovit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD