Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për të propozuar kandidatin për kryeministër “BSP-së për Bullgarinë”. Kjo është mundësia e tretë dhe e fundit për të formuar një qeveri në Parlamentin e 48-të.
“Në kohë të opozitës së fortë politike, BSP-ja arriti ta ruajë dialogun, tregoi se mund të bëjë kompromise dhe të hyjë në negociata dhe koalicione, të qeverisë me kundërshtarët e saj politikë”, theksoi Radev.
“Faleminderit për besimin, e kuptojmë peshën e situatës, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që të kemi një qeveri të rregullt. Do të jetë e vështirë, por nuk është e pamundur”, u përgjigj kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova. Radev i dhuroi Ninovës një buqetë me trëndafila të kuq për ditëlindjen e saj më 16 janar.
Para Presidencës, ajo deklaroi se do t'i kërkojnë Këshillit Kombëtar të BSP-së mandat për të negociuar me të gjitha palët dhe për t'i ftuar në një takim lidershipi. Nëse shohin në mbledhje që nuk ka marrëveshje, do ta kthejnë mandatin.
“Ne do t'i ftojmë të gjitha partitë dhe liderët të kërkojnë atë që na bashkon - inflacionin, çmimet, të ardhurat, Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërinë. Ka gjëra urgjente që duhen bërë dhe nuk duhet të kundërshtojmë njëri tjetrin”, tha Ninova.Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu i quajnë nuset e kësaj zone të veshura dhe të “vizatuara” enkas për dasmën. Konkursi “Zonja Gelina..
Në një deklaratë për media me rastin e vendimit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit për regjistrimin e Kishës Ortodokse Bullgare të stilit të vjetër në regjistrin e besimeve fetare, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka deklaruar kategorikisht se Kisha..
Pas një jave të vuajtjes së mijëra njerëzve dhe qindra vendbanimeve pa rrymë elektrike, anëtarët e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujërave të japin dorëheqje, bëri thirrje lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski në një deklaratë për..
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Atanas Illkov dhe homologu i tij rumun Cătălin Predoiu do të heqin simbolikisht pengesën e fundit kufitare mes..
Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar..
Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin..