Mbi 2700 flamingo rozë banojnë në liqenin Atanasovsko pranë Burgasit, Liqenit të Pomories dhe Zonës së Mbrojtur "Poda", tregoi regjistrimi i 47-të i shpendëve ujorë dimërues në Bullgari. Sipas unazave të tyre, shumë prej mysafirëve kanë ardhur nga Italia, Spanja, Turqia dhe Franca, tha Petër Jankov nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve.
"Numri i tyre pranë Burgasit dhe Pomories është rritur ndjeshëm vitet e fundit - ndoshta për shkak të muajve më të ngrohtë të dimrit. Gjithashtu po vëzhgojmë specie që nuk duhet të jenë këtu në këtë kohë të vitit”, tha Jankov. Flamingoja rozë ende nuk bën fole në Bullgari, por nuk ka asnjë provë që rritja e popullsisë ndikon në ekosistemin, tregon një studim i kryer me shkencëtarë nga SHBA-ja.
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..