Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akullnaja Kaliakra, Ujëvara e Akullit Ruen, Bregu Baba Marta – qindra vende në Antarktidë mbajnë emra bullgarë

7
Maja Shablla në malin Tangra në ishullin Livingston

Më 27 dhjetor të vitit të kaluar, për herë të parë, një anije kërkimore shkencore bullgare – Shënjtor Kirill dhe Metodij” - u nis drejt Oqeanit Botëror për të mbërritur në Antarktidë si pjesë e Ekspeditës së 31-të bullgare në Antarktidë. Anija aktualisht është duke lundruar pemës Oqeanit Atlantik në rrugën e saj për në ndalesën e dytë të udhëtimit në ishullin Livingston - Mar del Plata në Argjentinë. Ekuipazhi pritet të mbërrijë atje në fillim të shkurtit, shpirti i marinarëve është i lartë, njoftoi kapiteni i rangut të III-të Hristo Hristov për BTA.


Baza polare bullgare ndodhet në ishullin Livingston dhe mban emrin “Shën Klimenti i Ohrit”. Ajo u themelua në vitin 1988, nja 130 m nga bregu i Gjirit të brendshëm Emona, i cili është në një zonë që shfrytëzohet për transferimin e personelit dhe ngarkesave me varka fryrëse. Në verë, Rrjedha Rezovo kalon prej këtu, duke siguruar furnizimin e nevojshëm me ujë.


Gadishulli Varna, Akullnaja Kaliakra, Mali Tangra, Kepi Botev dhe Maja Levski, këto janë disa nga emrat e shumtë bullgarë të objekteve gjeografike tëshpërndara nëpër ishullin Livingston. Pikërisht 20 vjet më parë, presidenti i atëhershëm Georgi Përvanov nxori një dekret që u jepte emra bullgarë këtyre objekteve. Me të njëjtin dekret u emëruan edhe vende të tjera në ishull, si Lartësitë e Vidinit apo Kreshta e Melnikut, Gadishulli Rozhen, Majat Simeon, Shën Kirill, Tervell, Gabrovo, Elena dhe Shablla, Akullnajat Peshtera, Sopot dhe Srebërna, Kreshta Veleka, Kepi Samuill etj.


Bullgaria u shpall vend antarktik pas nënshkrimit të Traktatit të Antarktidës në vitin 1978 pa të drejtë vote. Në vitin 1998, vendi ynë u pranua si anëtar i përhershëm i organizatës dhe së bashku me 26 vende të tjera ka të drejtën e vetos për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fatin e kësaj të dhjete të planetit.

Për herë të parë, objekte gjeografike në kontinentin e akullt u emëruan me emra bullgarë që në vitin 1996. Atëherë me dekret presidencial, një kodër në ishullin Livingston u quajt Sinemorec dhe një majë tjetër u emërua sipas kryeqytetit tonë të vjetër, Pliska. Në atë kohë në hartën e Antarktidës u shfaq edhe mali Hemus, i cili ishte emri i dikurshëm i malit Stara Planina, si dhe Rrafshnalta Ballkan. Një vit më vonë u emëruan edhe Akullnaja Tërnovo, Ujëvara e Akullit Ruen dhe Shala e Malit Nesebër …

Majat Zograf dhe Ljaskovec në malin Tangra

Emrat më të fundit gjeografikë bullgarë të Antarktidës janë të vitit 2021, kur me dekret të kreut të shtetit Rumen Radev u emëruan dhjetë objekte gjeografike në ishull. Midis tyre janë gjiret Goljam dhe Mallëk Seçko, si dhe bregu Baba Marta. Dhe një vijë bregdetare tashmë mban emrin e Anka Llambreva - gruaja e parë bullgare që fluturoi mbi Kanalin e la Manshit me aeroplan dhe gruaja e parë bullgare që udhëtoi nëpër botë.

Shikoni më shumë:

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Instituti Antarktik Bullgar, bg.wikipedia.org




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD