Drejtësia në Bullgari nuk është efektive dhe media është e varur - këto janë disa nga përfundimet në raportin e Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit pranë Këshillit të Evropës, i njohur si GRECO. Ndër problemet e tjera në vendin tonë të evidentuara në raport janë mosndëshkimi i pushtetit ekzekutiv, mungesa e një ligji për lobimin dhe e rregullave për sjelljen dhe vlerësimin e rrezikut të korrupsionit. Edhe pse Komisioni për Luftimin e Korrupsionit në Nivelet e Larta të Pushtetit ka shumë kompetenca, ai nuk i ushtron ato. Gazetarët investigativë që mbulojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin shpeshherë janë subjekt i fushatave dhe kërcënimeve negative, të cilat nuk pasohen me përgjigje adekuate ligjore dhe politike nga autoritetet”, komentoi GRECO.
Më 27 dhjetor 2024 mbushen 21 vjet që nga sulmi me kamionin-bombë në bazën e Indisë në qytetin Qerbela të Irakut. Si rezultat i shpërthimit, pesë ushtarakë nga kontingjenti i parë ushtarak bullgar që merrte pjesë në operacionin për stabilizimin dhe..
“Vëzrazhdane” do të bëjë ndryshime në Ligjin për fetë, njoftoi qendra për shtyp e partisë. Sipas partisë, ndryshimet do të mbrojnë Kishën Ortodokse Bullgare si të vetmen. Në prag të Krishtlindjes, Gjykata e Lartë e Kasacionit vendosi të na “kënaqte” me..
Gjykata e Lartë e Kasacionit ka vendosur përfundimisht që Kisha Ortodokse Bullgare e Stilit të Vjetër të regjistrohet në regjistrin e besimeve fetare. Për herë të parë, një kishë e dytë ortodokse do të regjistrohet në vend, thuhet në faqen e internetit të..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat..
Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë..