Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina pret mbështetje serioze ushtarake pas takimit në Ramstein

Foto: Rojters

Ukraina po përgatitet për takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën amerikane “Ramstein”, i cili zhvillohet sot, më 20 janar. Tema kryesore e takimit është dhënia e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë tanket gjermane Leopard 2. Gjermania është e gatshme të dërgojë tanket, por me kusht që SHBA-ja të dërgojë edhe tanke luftarake Abrams. Megjithatë, është e pasigurt nëse Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë tanke Abrams, pasi motorët e tyre punojnë me një përzierje vajguri që është e vështirë të merret në Ukrainë, ndryshe nga karburanti dizel. Tanket kryesore luftarake gjermane Leopard 2, tanket britanike Challenger 2 dhe makinat luftarake amerikane Stryker dhe Bradley mund të përdoren në kundërsulmin e planifikuar të Ukrainës në fund të dimrit ose gjatë pranverës. Në takimin në Ramstein pritet të diskutohet edhe mundësia e rieksportimit të tankeve gjermane nga vende të tjera, ndonëse deri më tani qeveria e Olaf Scholz nuk ka vendosur për një hap të tillë. Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje gjatë bisedimeve me aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve mediatike, deri më tani në Berlin nuk është marrë asnjë kërkesë për licencë për rieksportin e tankeve Leopard 2.

Në kuadër të takimit të grupit të kontaktit që koordinon dërgesat në Ukrainë – “Ramstein”, Gjermani, ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov do të bisedojë me përfaqësues të Suedisë dhe Francës për të përshpejtuar procedurat për ofertat e avionëve luftarakë të përdorur.

Në të njëjtën kohë, forcat ruse po përgatiten për një kundër-ofensivë ndaj Ukrainës në shkallë të gjerë duke i përforcuar fortifikimet e tyre. Në punimet e mbrojtjes janë të përfshirë inxhinierë ushtarakë, specialistë për çminimin e territoreve, ndërtimin e fortifikimeve dhe kalimin e pengesave ujore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria mbështet zgjerimin e BE-së, por me respektimin e kushteve

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev prezantoi Bullgarinë në Samitin në kuadër të "Procesit të Berlinit" në kryeqytetin gjerman. Takimi u zhvillua në formatin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere të nismës, si dhe..

botuar më 24-10-14 5.12.MD
Admirali Emill Evtimov

Ushtria bullgare merr pjesë në stërvitjen "Brave Warrior 2024"

Shefi i Mbrojtjes Adm. Emill Eftimov do të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të BE-së, i cili fillon më 14 tetor në Budapest. Forumi zhvillohet në kuadër të Presidencës Hungareze të Këshillit të BE-së. Zyrtarë të lartë ushtarakë do..

botuar më 24-10-14 1.38.MD

Vazhdojnë operacionet e policisë kundër blerjes së votave në vend

Një operacion i specializuar policor po zhvillohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në rajonin e Sofjes kundër blerjes së votave para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit. Fokusi kryesor i fushatës është në komunatKostenec dhe..

botuar më 24-10-14 12.41.MD