Në fshatin Petellovo të rrethit të Kërxhalit tashmë kanë mbërritur 2-3 lejlekë, që konsiderohen si paralajmëtarët e pranverës. Akoma në fund të vitit të kaluar, zogjtë u pikasën nga banorët vendas dhe fotografi të tyre u përhapën në rrjetet sociale. “Ka të paktën 20 ditë që janë këtu, duke u vendosur në fole të ndryshme, sikur nuk e gjejnë dot vendin e tyre”, thonë banorët e zonës. Lejlekët konsiderohen si një ogur i mirë në fshat dhe njerëzit supozojnë se zogjtë janë mashtruar nga moti i ngrohtë. Banorët e fshatit çuditen nëse lejlekët kanë arritur këtë dimër në vendet e ngrohta, ku zakonisht e kalojnë dimrin. Situata është e pazakontë, sepse asnjë nga banorët e Petellovos nuk kujton të ketë parë lejlek në janar. Njerëzit kanë frikë se dimri nuk ka mbaruar ende, se temperaturat mund të fillojnë të bien, dhe i ftohti i përhershëm mund të jetë i dëmshëm për zogjtë shtegtarë.
“Ka gjithnjë e më shumë raportime për lejlekë që dimërojnë në pika të ndryshme në vendin tonë” – thonë ornitologët nga Qendra e Shpëtimit të Kafshëve të Egra pranë Ballkanit të Gjelbër në qytetin Stara Zagora.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..