Bullgaria përfaqësohet nga 14 prodhues bullgarë nga industria ushqimore në Ekspozitën Ndërkombëtare për Bujqësi, Industrinë Ushqimore dhe Hortikulturë “Java e Gjelbër Berlin 2023”. Në një sipërfaqe prej 198 metrash katrorë, vendi ynë ekspozon mjaltin bullgar, verën, bulmetra dhe produktet e mishit, kozmetikën, produktet organike, duke përfshirë vajin e trëndafilit dhe livandës, ujin e trëndafilit dhe livandës, etj.
Në këtë veprimtari në Berlin ndodhet edhe ministri bullgar i bujqësisë, Javor Geçev, i cili do të marrë pjesë edhe në Samitin e Ministrave të Bujqësisë, organizuar nga Ministria Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë e Gjermanisë.
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë...