BE planifikon të mbajë një samit të madh në Stamboll më 22 shkurt me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës, tha kreu i delegacionit të BE-së në Turqi, Nikolaus Meyer-Landrut, cituar nga “Sabah”.
Ukraina do të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës ushtarake të BE-së në shumën prej 500 milionë euro, njoftoi pas Këshillit të Ministrave të Jashtëm, Komisioneri Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Me to, ndihma ushtarake e BE-së për Kievin arrin në 3.6 miliardë euro. Borel theksoi se Brukseli mbështet kërkesën e Kievit për paqe me një tërheqje të plotë të Rusisë nga territoret e okupuara të Ukrainës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. BE insiston gjithashtu në kërkimin e përgjegjësisë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga Moska, duke përfshirë edhe në kuadrin e OKB-së. Komisioneri Evropian shtoi se Gjermania nuk do të pengojë vendet e tjera të BE-së që të furnizojnë Ukrainën me tanket e tyre të rënda Leopard 2.
Rusia po dërgon tre divizione të reja të motorizuara në rajonet Herson dhe Zaporozhie, njoftoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeri Gerasimov, i cili mori drejtpërdrejt komandën e agresionit rus. “Rusia moderne nuk njeh një nivel të tillë veprimi intensiv ushtarak” si në Ukrainë, pranoi Gerasimov për “Argumentam i Faktam”. Gjenerali tha gjithashtu se sistemi i mobilizimit në Rusi ishte i papërgatitur për mobilizimin e 300 000 rezervistëve të shpallur nga Kremlini.Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..