Pas një sëmundjeje të gjatë është larguar nga ne Ignat Dimitrov, drejtues në vazhdim të shumë viteve në radio dhe një nga zërat më të njohur në programet bullgare të Radio Bullgarisë. Prej më shumë se 35 vitesh zëri i tij dëgjohej edhe në programin “Horizont”, çdo ditë pas orës 15:00, me “informacione për nivelin e Danubit në centimetra”.
Irzhi, siç e thërrisnin me mall kolegët, ndër vite ka qenë redaktor, prezantues, përkthyes nga rusishtja dhe spiker filmash. Për më shumë se tre dekada zëri i tij ka qenë pjesë e sinjalit identifikues të transmetimeve të Radio Bullgarisë në gjuhën bullgare. Me saktësi të jashtëzakonshme dhe intonacion të patëmetë, Irzhi njoftonte edhe frekuencat në të cilat mund të dëgjohej Radio Bullgaria në mbarë botën. Kolegët e tij do ta kujtojnë edhe për sensin e madh të humorit, i cili arrinte të na bënte të “buzëqeshnim” edhe në momentet më të ngarkuara.
U prehtë në paqe!
BE-ja po drejton 600 milionë euro për forcimin teknik të kufirit bullgar me Turqinë, tha për BNT kryesekretari i MPB-së, kryekomisari Petër Todorov. Presioni i migrantëve që nga fillimi i vitit është rritur për 43%, tha ai. 16 767 emigrantë u..
Nga Bullgaria ka ende shumë për të dëshiruar në luftën kundër korrupsionit, lobimit, shpërndarjes së reklamave shtetërore në media, tha Komisioneri Evropian për Drejtësinë Didier Reynders. Pas Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ai..
Pas bisedimeve zyrtare në Kremlin, liderët e Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, riafirmuan parimin se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të fillojë kurrë. "Ne besojmë se shumë nga dispozitat në planin..
53 për qind e bullgarëve deklarojnë se janë fetarë. Gati një e treta (29 për qind) nuk e perceptojnë veten si njerëz fetarë dhe 9 për qind janë ateistë...
Raporti i Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendit tonë për zonën Shengen pritet në qershor ose korrik dhe pas tetorit nuk do të ketë asnjë pengesë..
Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të drejtpërdrejtë për mjedisin në të cilin Bullgaria funksionon dhe zbaton politikën e..