Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tjetër zë i paharrueshëm i BNR-së dhe Radio Bullgarisë u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë është larguar nga ne Ignat Dimitrov, drejtues në vazhdim të shumë viteve në radio dhe një nga zërat më të njohur në programet bullgare të Radio Bullgarisë. Prej më shumë se 35 vitesh zëri i tij dëgjohej edhe në programin “Horizont”, çdo ditë pas orës 15:00, me “informacione për nivelin e Danubit në centimetra”.

Irzhi, siç e thërrisnin me mall kolegët, ndër vite ka qenë redaktor, prezantues, përkthyes nga rusishtja dhe spiker filmash. Për më shumë se tre dekada zëri i tij ka qenë pjesë e sinjalit identifikues të transmetimeve të Radio Bullgarisë në gjuhën bullgare. Me saktësi të jashtëzakonshme dhe intonacion të patëmetë, Irzhi njoftonte edhe frekuencat në të cilat mund të dëgjohej Radio Bullgaria në mbarë botën. Kolegët e tij do ta kujtojnë edhe për sensin e madh të humorit, i cili arrinte të na bënte të “buzëqeshnim” edhe në momentet më të ngarkuara.

U prehtë në paqe! 

Më shumë nga rubrika

Banka hungareze OTR dhe dega e saj bullgare DSK nuk janë sanksionuar

Në takimin e 22 majit në Bruksel, ministrat e punëve të jashtme të BE-së nuk morën vendime për paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë. Hungaria nuk deklaroi se do të vendosë një veto nëse OTR Bank nuk hiqet nga lista e zezë e Ukrainës, siç..

botuar më 23-05-23 9.24.PD

Bullgaria u shpall kundër standardit të automobilave “Euro 7” të BE-së

8 vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë, insistojnë në zbutjen e kufizimeve të planifikuara për emetimet e karbonit të makinave. Standardi “Euro 7” duhet të hyjë në fuqi nga viti 2025. “Ne kundërshtojmë çdo rregull të ri për emetimet e..

botuar më 23-05-23 8.49.PD

Parashikimi i motit për 23 majin

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – 9°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Në pjesën lindore të vendit do të mbajë vranësira, por pa reshje. Pas mesditës në jug do të ketë vranësira dhe aty janë të mundshme..

botuar më 23-05-22 7.45.MD