Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tjetër zë i paharrueshëm i BNR-së dhe Radio Bullgarisë u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë është larguar nga ne Ignat Dimitrov, drejtues në vazhdim të shumë viteve në radio dhe një nga zërat më të njohur në programet bullgare të Radio Bullgarisë. Prej më shumë se 35 vitesh zëri i tij dëgjohej edhe në programin “Horizont”, çdo ditë pas orës 15:00, me “informacione për nivelin e Danubit në centimetra”.

Irzhi, siç e thërrisnin me mall kolegët, ndër vite ka qenë redaktor, prezantues, përkthyes nga rusishtja dhe spiker filmash. Për më shumë se tre dekada zëri i tij ka qenë pjesë e sinjalit identifikues të transmetimeve të Radio Bullgarisë në gjuhën bullgare. Me saktësi të jashtëzakonshme dhe intonacion të patëmetë, Irzhi njoftonte edhe frekuencat në të cilat mund të dëgjohej Radio Bullgaria në mbarë botën. Kolegët e tij do ta kujtojnë edhe për sensin e madh të humorit, i cili arrinte të na bënte të “buzëqeshnim” edhe në momentet më të ngarkuara.

U prehtë në paqe! 

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 majin

Ditën e martë në shumë vende të Bullgarisë do të zhvillohen vranësira me shi. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe stuhi. Pritet edhe breshër. Në rajonet perëndimore dhe qendrore të Fushës së Danubit pothuajse nuk do të ketë reshje...

botuar më 23-05-29 6.50.MD
Radostin Vasilev

Deputeti që përhapi regjistrimet skandaloze të PP-DB tha se ka frikë për jetën e tij

Radostin Vasilev, deputeti i koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i cili përhapi një regjistrim skandaloz të një mbledhjeje të "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha për BNT se ai ka frikë për jetën e tij dhe se..

botuar më 23-05-29 2.56.MD

Dy stërvitje ndërkombëtare në Bullgari janë pjesë e "Defender Europe 23"

Në poligonin e Novo Sellos, presidenti Rumen Radev mori pjesë në ditën e fundit të stërvitjes ushtarake ndërkombëtare “Mburoja mbrojtëse 23”. Së bashku me ministrin e mbrojtjes Dimitër Stojanov dhe shefin e mbrojtjes Adm. Emill Eftimov,..

botuar më 23-05-29 11.56.PD